Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E zbulon NEXHIPI: Presidenti GJICI shpërndau premio për ndeshjen me TIRANËN, Gavazaj dhe Abazaj janë për të bërë diferencën

Shkruar nga NEWSPORT
E zbulon NEXHIPI: Presidenti GJICI shpërndau premio për ndeshjen me

Nderim Nexhipi drejtori sportiv i Kukësit, është i ftuar në emsionin "Procesi Sportiv" dhe ka treguar më shumë nga situata brenda verilindorëve. Në fjalën e tij Nexhipi u shpreh se ekipi sa po vinte dhe po bëhej më i mirë, por pritshmëritë janë akoma dhe më të larta. Ndër të tjera Nexhipi zbuloi për herë të parë se presidenti i Kukësit Safet GJici u ka premtuar premio lojtarëve para sfidës me Tiranën.

"Nga minuta e 9 pësuam gol. Ishte një moskujdes nga mbrojtja jonë. Mendoj se bëm një ndeshje shumë të mirë. Kjo nuk është për tu cuditur. Pasi me lojtarët që kemi shumë cilësi dhe pritej që të vinte lojë e mirë. Lojtarët që kanë ardhur si Gavazaj Abazaj, i kemi marr për të bërë diferencën në Kampionatin shqiptar. Por kanë ardhë me një vit pa luajtur. Ne e dimë që sa e vështirë është të ingranohesh sërish në fushën e lojës. Nuk ka asnjë zhgënjim. Pritshmëritë kanë qenë më të mëdhaja, por besoj se tek Kukësi do ta japin atë për çfarë kanë ardhur", u shpreh Nexhipi.

Pagesat? A ka vonesa dhe mos pagim të lojtarëve?

"Nuk është e vërtetë. Pasi presidenti i paguan lojtarët rregullisht. Tani si në gjithë kampionatin mund të kenë vonesa. Ndërsa një gjë që nuk e kemi thënë më parë. Presidenti më mori në telefon para ndeshjes dhe më tha se lojtarët do të kenë premio për fitoren ndaj Tiranës", tha Nexhipi.

"Është një fakt që çdo ndeshje ne e luajm jashtë Kukësit. Po luajte në Kukës dhe në Elbasan është diçka krejt e ndryshme. Tjetra është se lojtarët si kemi patur të plotë që nga fillimi. Unë e them me besim se me ato kualitete që ka Kukësi do të vijë dhe do të zhvillohet", përfundoi Nexhipi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga