Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E zbulon miku i ngushtë, Conte drejt rikthmit në Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
E zbulon miku i ngushtë, Conte drejt rikthmit në Premier League

Antonio Conte është pa në skuadër që pas largimit nga Tottenham vitin e kaluar. Emri i trajnerit italian kohët e fundit është lidhur me disa skuadra, të cilat në merkaton e verës do të tentojnë Conten.

Por në lidhje me të ardhmen e 54-vjeçarit ka folur miku i ngushtë i Contes, Gianluca Petrachi. Ish-drejtori i Romës ka theksuar se gjasat më të mëdha janë që trajneri italian të rikthehet në Premier League, pasi momentalisht asnjë klub i Serie A nuk ka një projekt ambicioz.

“Conte është një person shumë ambicioz dhe përpara se të zgjedhë klubin e ardhshëm, ai do të analizojë çdo detaj.

Mendoj se ai do të kthehet në Premierligë sepse në Itali ka shumë bisedime dhe nuk ka mjaftueshëm futboll. Sigurisht, Italia do të ishte një prioritet nëse do të kishte një projekt të rëndësishëm, por për momentin, unë nuk mund të shoh një klub të Serie A që mund të marrë Conten”, theksoi Petrachi “TV Play”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga