Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E VEÇANTA/ Derbi i kryeqytetit “ngjyros” fitoren spektakolare të Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
E VEÇANTA/ Derbi i kryeqytetit “ngjyros” fitoren spektakolare

Kombëtarja shqiptare tashmë po bën gati “valixhet” për në Gjermani për vitin e ardhshëm. Jemi shumë afër kualifikimit në Euro 2024 dhe vetëm 2 pikë na ndajnë nga festa e madhe. Në “Air Albania” kuqezinjtë triumfuan 3-0 ndaj Çekisë. Një fitore që çon në “qiellin e shtatë” të gjithë tifozët pa dallim moshe. Emocionet e kësaj fitoreje ishin edhe më të mëdha në kryeqytet, ku dy ish-ë të Superiorës u bënë “heronjtë” e ndeshjes.

E veçanta e golave është pikërisht derbi i kryeqytetit. Jasir Asani do të lëshonte një tjetër “magji” nga këmbët e tij. Repertori i tij është i magjishën dhe si i tillë po shënon SUPERGOLA në kombëtare. Ish-it të Partizanit i është bërë “ves” tashmë dhe shënimi i të tilla golave nuk na surpizon më, ashtu siç ndodhi edhe në minutën e 9-të të sfidës kundër Çekisë.

Por edhe Taulant Seferi nuk mbeti prapa dhe do të përgjigjej me dy gola. Ish-i i Tiranës do të “çante” rrjetën e çekëve, njëri më i bukur se tjetri. Derbi i kryeqytetit po “luhet” në kombëtare dhe falë tyre kuqezinjtë morën një fitore spektakolare në "Air Albania" .

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga