
Gjatë kthimit për në Tiranë, në avionin ku udhëtonin së bashku Partizani dhe Tirana, ka patur një moment paniku. Në fundin e avionit të nisur nga Stambolli, gjatë fluturimit një grua e ulur afër zonës ku ishin vendosur lojtarët e kuq e përfshirë nga paniku pas disa turbulencave ka ndjerë shqetësim në frymarrje. Për disa çaste në avion ka patur tension dhe ankth për çfarë po ndodhte në fundin e tij.
Mjekët e Partizanit kanë nxituar të parët për të ndihmuar zonjën ndërkohë që edhe ata të Tiranës kanë vrapuar për të shmangur ndonjë komplikacion. Në avion nuk ka patur derbi por një bashkëpunim të frytshëm mes stafeve mjekësore të dy klubeve që kanë zgjidhur gjithçka brënda pak minutave.
Poll