E rëndë për Shkëndijën, goditja e merkatos këput ligamentin dhe mbyll vitin
Shkruar nga NEWSPORT
Një lajm jashtëzakonisht i keq vjen për Shkëndijën dhe lojtarin e tyre Zija Merxhani i cili ka pësuar një dëmtim të rëndë gjatë ndeshjes miqësore me Sarajevon. Merxhani u dëmtua në një moment të sfidës dhe dukej e rëndë që në pamje të parë teksa doli menjëherë nga fusha e lojës.
Pas ekzaminimeve mjekësore u zbulua më e keqja. Lojtari ka këputur ligamentin e përparmë të gjurit të majtë. Një nga dëmtimet më të rënda për çdo futbollist ku koha më e shkurtër për rikthimin në fushë është plot 6 muaj.
Mbrojtësi i majtë u afrua këtë merkato te tetovarët nga Struga kampione dhe shihej si një goditje mjaft e mirë e kuqezinjve, por tani nuk do të ketë mundësinë të debutojë të paktën deri në janarin e ardhshëm.