William Cordiero është larguar nga Partizani. Mesfushori që shkëlqeu me të kuqtë në këtë sezon futbollistik i ka dhënë fund aventurës tek të kuqtë. Një lajm i papritur ky, pasi për brazilianin u tha se do të rikthehej dhe kishte marrë disa ditë më shumë leje.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Melo shkruan: "Mirënjohje të përjetshme për këtë faqe të rëndësishme në karrierën time. Shumë faleminderit Partizani për besimin, tifozët për mbështetjen dhe suportin e tyre. Nuk do të harroj kurrë gjithçka që kam përjetuar në këtë klub të shkëlqyer", përfundon Melo.
Kujtojmë që braziliani u aktivizua në 31 ndeshje, ku arriti të realizonte 7 gola.

Poll