Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FOTO/ E prisnin në VLORË, sulmuesi firmos te skuadra e re

Shkruar nga NEWSPORT

Mbarojnë pushimet e Danilo Alvesh! Sulmuesi i Flamurtarit ka lënë pas qetësinë në bregdetin e Brazilit, ndërsa nuk është kthyer në Vlorë, por ka firmosur me një klub të ri.

Bëhet fjalë për skuadrën e Premier League kazake, Ordabasy. Alvesh do të jetë një vlerë e shtuar te skuadra e Ordabasy, e cila e ka vënë në dispozicion të trajnerit të tyre përpara muajit mars, periudhë kur nis dhe kampionati.

Futbollisti ka lënë Brazilin gjatë ditëve të kaluara dhe ka udhëtuar drejt Europës, ku i është bashkuar klubit të ri duke kryer fillimisht testet mjekësore e më pas hedhur edhe firmën në kontratë.

Tashmë pritet përgjigjja e Flamurtarit, me administratorin Sinan Idrizi që premtoi se Alvesh do të kthehej në Vlorë pasi ka një kontratë me kuqezinjtë.

Kështu siç ka ndodhur shpesh në vitet e fundit me lojtarë të ndryshëm në klubin vlonjat, edhe kjo çështje pritet të përfundojë para organeve juridike të FIFA-s.


Danilo Alvesh prezantohet te Ordabasy
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga