
Partizani deri më tani ka vetëm një qendërsulmues, Rubin Hebajn. Mirëpo djaloshi deri më tani nuk ka dhënë shumë garanci, duke shënuar vetëm 2 gola, edhe pse trajneri Skënder Gega gjithmonë është shprehur se ka besim të plotë tek lojtari.
Megjithatë, tashymë jemi në merkaton e janarit dhe drejtuesit e klubit të kuq janë vënë në lëvizje për një sulmues. Bëhet fjalë për Sebastian Bergier, polaku, i cili është vetëm 19 vjeç. Për momentin, djaloshi aktivizohet me skuadrën e Slask Vroklav, ku në të kaluarën është aktivizuar edhe Sebino Plaku.
Mediat atje e shohin prej kohësh si një lojtar me shumë potencial, ku pritet që në të ardhmen të ndjek hapat e një Leëandoëski të ri. Deri më tani nuk ka asgjë konkrete, por mbetet për t'u parë në vijim nëse drejtuesit e Partizanit do të bëjnë hapa konkret për ta sjellë 19 vjeçarin në kryeqytet.