Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E PAPRITUR/ LUFTËTARI i shpëton "së keqes", vjen lajmi i madh për gjirokastritët

Shkruar nga NEWSPORT

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës përfundoi me miratimin e fondit prej 300 milionë lekësh për klubin e Luftëtarit. Lajmin e ka dhënë për publikun drejtori i klubit gjirokastrit Gentian Nora në postimin e tij në Facebook. Ai premton se në llogarinë e klubit do të vijnë dhe të ardhura nga UEFA (për pjesëmarrjen në Europa League) dhe sponsor të tjerë.

"U riktheva te ekipi në një moment të vështirë, kur shumë mendonin se ekipi do të rrënohej. Por, ju e dini mirë që kemi kaluar shumë vështirësi dhe me parë dhe ja ku jemi duke u ringritur. Po them duke u ringritur, sepse jam i bindur që çdo gjë do të shkojë mirë pas miratimit nga Këshilli Bashkiak dhe Bashkisë së fondit për sportin dhe kjo do të na ndihmojë shumë edhe ne si staf teknik në punën tonë. Nga Janari do të kalojnë në llogari të klubit 300 milionë dhe më pas të ardhura të tjera plus nga sponsor, UEFA etj.

Përveç bashkisë dhe anëtarëve të këshillit që treguan pozitivitet një falënderim i veçantë i shkon deputetit Bledi Çuçi për përkrahjen ndaj Luftëtarit. Shembull që duhet ndjekur, Luftëtari është i të gjithëve! Bëhu Luftëtar, kemi nevojë për ju".

                                                                                                                             Postimi i Gentian Norës

Skuadra gjirokastrite rrezikonte të shpërbëhej për shkak se lojtarët nuk ishin paguar që nga fillimi i sezonit. Një pjesëe tyre u ankuan në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve të FSHF-së për të zgjidhur çështjen e dhënies së pagave. Por lajmi i fundit e ka qetësuar ekipin dhe tifozët në përfundim të 2018.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga