Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

E PAPRECEDENTË/ “Air Albania” mbyll sërish dyert, 3 skuadra në “luftë” për “Elbasan Arenën”

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRECEDENTË/ “Air Albania” mbyll sërish dyert, 3

Këtë sezon pjesmarrjen në garat europiane i kanë siguruar Partizani, Tirana, Egnatia dhe Vllaznia. Të 4 skuadrat kanë nisur nga puna për t’u përforcuar për kompeticionet ku marrin pjesë. Por e çuditshme është fakti që janë 3 ekipe që “luftojnë” mes tyre për të luajtur në “Elbasan Arena”.

Partizani, Egnatia dhe Tirana kanë kërkuar që ndeshjet europiane si pritës t’i zhvillojnë në Elbasan. “Air Albania” do të mbyllë dyert sërish për skuadrat kryeqytetase. Në këtë stadium po zhvillohen një sërë aktivitetesh të tjera duke bërë që të mos jetë i gatshëm për futboll. Mësohet se pas ndeshjes me Moldavinë që kombëtarja shqiptare do të luajë në “Air Albania”, stadiumi do të mbyllet  pasi do të bëhet rigjenerimi i fushës.

Në të tilla kushte Vllaznia është e vetmja skuadër që do të luajë në shtëpinë e saj “Loro Boriçi”, ndërsa 3 të tjerat mbetet të mësohet se cila do të jetë zgjidhja. Egnatia merr pjesë për herë të aprë në një garë europiane dhe “Egnatia Arena” nuk i përmbush kushtet, e njëjta gjë edhe për “Arenën e Demave”. Ndërkohë nga ana tjetër Tirana prej kohësh nuk luan në “Selman Stërmasi”.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga