
Kategoria Superiore e ka njohur tashmë fituesin e edicionit të 80-të të saj. Partizani u shpall kampione e sezonit 2018-2019 tre javë përpara fundit, për të qënë e qetë në takimet e mbetura.
Por, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për dy skuadrat finaliste të Kupës së Shqipërisë, Tirana dhe Kukësi. Finalja e kompeticionit të dytë për nga rëndësia në vend është vendosur të luhet më 2 qershor, vetëm 4 ditë pas fundit të kampionatit.
Një zgjedhje disi e çuditshme kjo nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, që nuk i lë hapësira skuadrave për të përgatitur ndeshjen e sezonit të tyre. Por, jo vetëm kaq. Ajo që bie në sy është fakti se kampionati ul siparin të mërkurën, pra si rradhë herë në mesjavë.
Megjithatë, fillimisht duhet të gjendet fusha ku do të zhvillohet ky takim, me "Elbasan Arenën" më të avantazhuar nga "Loro Boriçi" në Shkodër.