
Partizani-Tirana do të jetë ndeshja më e rëndësishme në javën e 24-të të kampionatit shqiptar. Një takim që vlen për lavdinë e kryeqytetit. Për shkak edhe të rivalitetit mes dy ekipeve, në këtë takim pritet të ketë edhe interest ë lartë të tifozërive të dyja ekipeve.
Demat janë pritësh dhe kjo përballje është programuar të luhet në stadiumin “Partizani”, gjë e cila kufizon edhe numrin lartë të tifozëve që duan ta ndjekin këtë takim.
Të kuqtë kështu kanë refuzuar miliona lekë të vjetër nga shitja e biletave, pasi në shtëpinë e tyre nuk pritet të jenë më shumë se 4000 mijë tifozë në stadiumin "Partizani" nga 15 mijë që mund të jenë në "Air Albania". Nga ana financiare kjo gjë bën shumë çudi, por duket se te Partizani e kanë mendjen vetëm te pikët.
Padiskutim të kuqtë nuk janë skuadra e vetme që e kanë bërë diçka të tilllë, pasi edhe Dinamo në sfidën vendimtare të sezonit 2007-2008 do të refuzonte stadiumin “Qemal Stafa” për të luajtur në “Selman Stërmasi”.
Në atë sfidë Dinamo do të fitonte 2-1 ndaj Partizanit duke fituar edhe titullin e 17-të kampion me në krye Ilir Dajën. Frika se skuadra rivale mund të ketë më shumë tifozë në një stadium më të madh ka bërë që të kuqtë të luajnë në stadiumin e tyre edhe pse rrjedhimisht do të humbasin miliona lekë të vjetër nga shitja e biletave.
Gjithsesi akoma nuk është marrë një vendim final për këtë takim dhe pse drejtuesit e Partizanit duan që derbi të luhet në "shtëpinë" e tyre.