
Romelu Lukaku kaloi gjatë meraktos së verës nga Chelsea te Interi. Një transferim që u prit me shumë entuziazëm në ambientet e zikaltërv, por diçka e tillë duket se rezultoi një deshtim.
Aventura e dytë si sikaltër për sulmuesin belg nuk po shkon siç ai kishte menduar, pasi një dëmtim fillimisht do ta mbante larg fushave për disa muaj, ndërsa tashmë nuk po arrin të gjejë formën më të mirë të tij.
Por pavarësisht të gjithave për të ka sërish oferta. Këtë herë Real Madrid raportohet se e ka në listën e transferimeve, me belgun që është në pronësi të Chelsea.
Me një rikthim të mundshëm në “Stamford Bridge” dhe Chelsea që nuk e llogarit si pjesë të planeve, nga Spanja raportohet se “Los Blancos” e shikojnë si zëvendësuesin e Karim Benzemas. Mbetet të presim për të mësuar se cila do të jetë e ardhmja e Lukakut.