
Florian Marku ka arritur të fitojë me rezultatin 6-0 kundër Nathan Bendon, ndeshje e boksit e zhvilluar në Manchester. Boksieri shqiptar ka arritur të tregojë edhe një herë muskujt, në përballjen e mbajtur në Angli.
Edhe pse vinte në këtë sfidë i dëmtuar dhe me temperatura, "bisha" kuqezi s'u dorëzua. Përkundrazi vetëm përmes një njoftimi ka zbuluar pas ndeshjes gjendjen e e tij. I mrekullueshëm! Ka falënderime për të gjithë teksa shkruan: "6-0, faleminderit Zotit për këtë fitore. Atmosfera në Manchester ishte fantastike. Ju falënderoj nga zemra secilin prej jush për përkrahjen. Jam shumë krenar që jam shqiptar. Ju jeni forca ime edhe pse kam qenë me temperaturë 2 ditë para ndeshjes, çdo shkoi siç donim.
Sot, kam boksuar më shumë me dorën e majtë, siç e keni parë. Në sparringun e fundit dëmtova dorën e djathtë, por s'e anulova ndeshjen. Askush s'e mori vesh dhe vendosa të ndeshem kështu. Jam shumë i lumtur me fitoren sot, më shumë se kurrë sepse çdo gjë ditët e fundit shkonte mbrapsh, gjithçka përveç fitores. Dhe fitorja për mua është gjithçka në këtë jetë. Faleminderit të gjithëve", përfundon Marku në kanalin zyrtar.