
Skënderbeu do të luajë ditën e nesërme sfidën e parë pas pandemisë ndaj Partizanit në kryeqytet. Korçarët ishin në një formë të mirë para se të ndalej kampionati, ndërsa tani kanë një transfertë ndaj ekipit kryeqytetase.
Në një prononcim për “Supersport”, mesfushori Bruno Dita është shprehur se rimti I skuadrës nuk do të jetë njësoj si para pandemisë, por beson se do të bëjnë mjaft mirë në këto ndeshjet e mbetura.
“Shpresoj që të mos kemi dëmtime dhe të kapim ritmin që kishin para pandemisë, edhe pse do të jetë shumë e vështirë.
Shpresoj të jemi në ritmin e duhur, jo thjesht sa i përket lojës, por me tripikëshin. E mbyllëm 2020 me pesë fitore rresht, kemi ndalur edhe Tiranën në kryeqytet, një ekip që është për kampion. Do të bëjmë mirë, kemi besim te vetja”.