Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E largojnë nga ekipi para kohe, talenti i kombëtares shqiptare rikthehet në Londër

Shkruar nga NEWSPORT
E largojnë nga ekipi para kohe, talenti i kombëtares shqiptare

Para fillimi të sezonit, FK Haugesund dhe Fulham lidhën një marrëveshje huazimi për Adrion Pajaziti, Lojtari shqiptar do të kalonte nga anglezët në ekipin norvegjez.

Por marrëveshje e huazimit do të përfundojë më shpejt se sa ishte planifikuar dhe Pajaziti do të kthehet në klubin londinez. Arsyeja se pse Pajaziti do të rikthehet në Londër dhe mbyllja e huazimit është arsye josportive.

“Kalimi nga jeta në Londër në një qytet të vogël dhe të qetë norvegjez është ndryshim i madh dhe gjëja me e mirë është që Pajaziti të kthehet në mjedisin e tij të njohur në Angli. Nga pikëpamja futbollistike, ai ka dhënë shumë, por është diçka që përfshin edhe jetën jashtë fushës dhe duhet ta kemi parasysh. Në konsultim me Adrionin dhe Fulhamin kjemi zgjedhur t’i japim fund huazimit tani”, është shprehur drejtori sportiv i Haugesund, Eirik Opedal.

Lojtari i kombëtares shqiptare U-21 ka luajtur gjithësej 11 herë me Haugesund dhe ka arritur të dhurojë një asist. Tani pritet të shihet se çfarë do të bëjë Fulham me lojtarin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga