Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E KRYER/ Vasil SHKURTAJ rikthehet në Shqipëri, firmos me ekipin e Superligës

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Vasil SHKURTAJ rikthehet në Shqipëri, firmos me ekipin e

Vasil Shkurtaj mund të quhet lojtari më i ri i Kukësit. Sulmuesi ka gjetur akordin me verilindorët për pjesën e mbetur të sezonit, duke u rikthyer të veshë fanellën Blu. Newsport.al mëson se Shkurtaj ka kaluar testet fizike dhe ka firmosur mesditën e sotme me Kukësin, me pagë 7 mijë euro në muaj.

Gjithashtu në kontratë për Shkurtaj ka bonuse për golat dhe asistet. Në llogarinë e shtatëlartit do shtohen nga 500 euro për çdo gol ose asist. 29 vjeçari pas një viti e gjysmë në Kinë me JX Beidamen ka vendosur të rikthehet në Shqipëri, sërish me fanellën e Kukësit.

Më herët për sulmuesin kishte interes edhe nga Partizani, me Pejic që është treguar më bindës. Tanimë Longo do ketë në sulm një ekspert, teksa kujtojmë se në dy sezone me Kukësin (2018-2020), sulmuesi shënoi 27 gola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga