
Egnatia është një nga ekipet më aktive në këtë merkato verore. Ekipi rrogozhinas ka bërë goditje të bujshme në merkato dhe po vazhdon akoma.
Sipas “Futbolli në Shqipëri” Egnatia ka arritur akordin me Arbenit Xhemajlin. Lojtari ka qenë edhe një dëshirë e Dinamos, por rrogozhinasit janë treguar më konkret dhe kanë arritur ta bindin qendërmbrojtësin.
Kujtojmë që Xhemajli më parë ka luajtur edhe për Zyrihun, Sunderland dhe së fundmi Vaduz.
Poll