Diego Longo do të jetë trajneri i ri i Flamurtarit. Prej ditësh qarkullonte emri i tij në media sëbashku me atë të Mlladen Milinkovic por Sinan Idrizi e ka ndarë mendjen t’i besojë teknikut italian. Në një prononcim për shtypin e shkruar, Idrizi ka vënë pikat mbi “i” dhe konfirmon zbarikimin e Longos në Vlorë.
Ish-trajneri i Kukësit në Superiore do të jetë sot në zyrat e klubit për të nënshkruar kontratën në një ditë shumë të veçantë pasi Flamurtari feston plot 100 vite nga krijimi. Në këtë vit të veçantë, klubi nuk është aty ku duhej të ishte por në Vlorë po punohet për ngritjen në elitë dhe ky është misioni i vetëm që do të ketë Longo.
[caption id="attachment_685625" align="alignnone" width="381"] Diego Longo ne prezintimi ne tij te Kukesi[/caption]