Këto janë orë vendimtare për të ardhmen e Armando Brojës. Sulmuesi i kombëtares shqiptare largohet nga Chelsea, ndërsa karriera e tij do të vazhdojë po në Premier League.
Sipas “Supersport” bëhet me dije se Fulham është ekipi ku talenti i kombëtares do të vazhdojë karrierën. Chelsea dhe Fulham kanë arritur marrëveshjen mes tyre për transferimin e Brojës, ndërsa është dakortësuar për të gjitha kushtet e këtij operacioni.
Me kalimin te skuadra tjetër e Premier League, Broja pritet të ketë më shumë minuta në dispozicion në mënyrë që të arrijë edhe formën më të mirë për Euro 2024. Kujtojmë se në këtë sezon sulmuesi shqiptar ka shënuar 1 gol në Premier League dhe këtë gol e ka pikërisht kundër Fulham.
[caption id="attachment_721809" align="alignnone" width="1061"] Foto e marrë nga artikulli i "Super Sport"[/caption]