Ardit Krymi mund të quhet lojtari më i ri i Vllaznisë. Mesfushori ka arritur prej ditësh marrëveshjen me Vllaznisë, ndërs tashmë ka zgjidhur edhe kontratën me skuadrën e Shakhter Soligorsk.
27-vjeçari rikthehet kështu në “Loro Boriçi” pas një viti e gjysmë mungesë, teksa tashmë do të vihet nënurdhrat e Migen Memellit për ndeshjet në Conference League.
Mesfushori shkodran sipas shtypit të shkruar do të luajë ndeshjen e fundit me skuadrën Bjelloruse për t’iu bashkuar më pas kuqebluve në Shkodër. Ndërkohë Krymi me gjasa nuk do të jetë i gatshëm për duelin e parë me Linfield, takim që do të luhet më 13 në orën 20:45 në transfertë.
27-vjeçari do të jetë një plus i madh për Memellin në repartin e mesfushës, pas largimeve të shumta që skuadra pati në merkaton e verës. Në këto kushte zyrtarizimi i Krymit është çështje ditësh.