Luka Modric mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit në Kupën e Botës por kapiteni kroatëve ka konfirmuar pas fitores me Marokun se do të luajë për të paktën deri në finalet e Nations League.
“Bëmë diçka të mrekullueshme për Kroacinë dhe futbollin kroat. Donim medaljen e artë, ishim shumë pranë. Fatkeqësisht nuk patëm sukses dhe na vjen keq por në fund duhet të jemi të lumtur dhe krenar me atë që kemi bërë dhe si kemi luajtur. Shkojmë në Kroaci si fitues, këtë donim të arrinim. Tani le të kënaqemi.
Nations League dhe kualifikueset e Europianit? Ky është plani. Kur arritëm në finalet e Nations League, unë mora pjesë në të dhe do të ishte e pakuptimtë nëse nuk do të luaja der inë fund. Kështuqë, pas finaleve do të shohim por unë dua që të luaj dhe të fitoj Nations League.”-deklaroi Modric.