E KONFIRMON ekipi i tij, ish-ylli i Tiranës merr ftesën e Kombëtares
Shkruar nga NEWSPORT
Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë për këtë vit më 27 mars ndaj Polonisë në kualifikueset e kampionatit europian. Me interes të madh priten emrat e lojtarëve që do të formojnë ekipin e parë në epokën Sylvinho.
I pari që konfirmohet zyrtarisht është Taulant Seferi. Lajmin e bën të ditur vetë klubi i tij, Vorskla Poltava në Ukrainë. Pas performancave të shkëlqyera, ish-sulmuesi i Tiranës do të ftohet sërish në Kombëtare ku do të ndihmojë kuqezinjtë të arrijnë objektivin e kualifikimit.