
Tirana është e gjitha në merkato, si në hyrje ashtu edhe në dalje. I ftuar dje te "Procesi Sportiv", presidenti i bardhebluve, Refik Halili konfirmoi se janë në bisedime me një sulmues bullgar nga CSKA e Sofies. Ahmed Ahmedov quhet i piketuari i kampionëve të Shqipërisë.
25 vjeçari me origjinë bullgare luan në majë të sulmit dhe këtë sezon ka zhvilluar 320 minuta të nadara në 11 ndeshje. 1 gol dhe 2 asiste nga futbollisti që është 1.84 m i gjatë. Ahmedov në 1 janar të 2020 u bashkua me CSKA nga Dunav, teksa ekspereincat e tij janë vetëm në kampionatin vendas.
Poll