
Nuk ka skuadër A për Ervin Skelën. Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare është refuzuar të ulet në stolin e skuadrës së SC Hessen Dreieich.
Vendimi ka ardhur nga drejtuesit e skuadrës gjemnae që militon në ligën rajonale të jugperëndimit të Gjermanisë, të cilët i kanë besuar rolin e trajnerit të përkohshëm teknikun e portierave.
Aktualisht Skela është trajner i ekipit U-17 të Hessen dhe kjo nuk i ka bindur ende drejtuesit gjerman për t'i besuar atij një projekt të madh.