Trajneri Mirel Josa gjatë merkatos të Vllaznisë ka kërkuar me patjetër afrimin e Lorik Boshnjaku, ish lojtari i tij që nga koha kur trajneri ishte në Kosovë. Boshnjaku është një nga lojtarët e afruar në merkaton e verës për ekipin e Vllaznisë. Mesfushori bëri dje paraqitjen e tij të parë zyrtare duke shkëlqyer për 90 minuta.
Lorik Boshnjaku vjen si “dhuratë” në Shkodër pas hapsirës së krijuar nga largimi i Ardit Krymit. Vllaznia kërkonte medoemos një zëvendësues për mesfushën. 27 vjeçari nga Kosova arriti të bëj një paraqitje të shkëlqyer përgjat ndeshjes së djeshme. Më herët Boshnjaku ka luajtur në kampionatin e Kosovës për ekipin e kryeqytetit Prishtinën. Sezonin e shkuar realizoj 33 paraqitje dhe arriti të dhuroj 4 asist.