Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

"E kalojmë me sukses edhe Laçin", Bledi Shkëmbi nuk fshihet: Jemi DINAMO, objektivi ynë është maksimal

Shkruar nga NEWSPORT
"E kalojmë me sukses edhe Laçin", Bledi Shkëmbi nuk

Dinamo do të luajë ditën e nesërme në orën 19:45, sfidën e javës së dytë të Superligës. Blutë e kryeqytetit fituan në takimin e parë 0-2 ndaj Kastriotit, ndërsa kundërshtari i radhës do të jetë Laçi.

Ndeshja do të luhet në "Elbasan Arena", ndërsa sot në konferencën për shtyp trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi vlerësoi kundërshtarin dhe foli hapur duke treguar objektivat e skuadrës.

All - Paragraf - 3

Sfida ndaj Laçit? "Laçi është një kundërshtar i vështirë, por ne jemi Dinamo dhe për emrin e madh që kemi duhet të luajmë për maksimumin. Kam besim se do ta kalojmë me sukses edhe këtë ndeshje. Pavarsisht se nga Laçi janë larguar disa lojtarë dhe ka ardhur një trajneri i ri, egoja dhe dëshira për të bërë mirë është arma e tyre më e fortë. Emrat ndryshojnë por Laçi është po ai ekip i fortë që mund t'i hapë probleme çdo ekipi".

Dinamo më e mirë? "Për të parë Dinamon më të mirë duhet ende kohë dhe nuk mund ta përcaktoj se kur do shihni fytyrën tonë të vërtetë. Gjithsesi jam i bindur që ekipi do të vijë në rritje".

Ndeshja në Elbasan? " Do të më pëlqente të luanim në Tiranë pasi do të kishim më shumë tifozë në stadium, por mundësitë këto janë dhe Elbasan Arena është një fushë me një tapet të shkëlqyer që i përshtatet cilësive tona si ekip."

Objektivi? "Ne jemi Dinamo dhe do të kërkojmë të mbajmë lart emrin e madh që ka ky klub. Presidenti ka bërë investime serioze dhe objektivi ynë është ai maksimali".

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga