
Lista e Argjentinës për Botërorin “Qatar 2022” ka ndryshuar orët e vona të mbrëmjes së sotme. Është gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano që raporton se Thiago Almada është thirrur si zëvendësues i Tucu Correas.
Ndërsa Angel Correa do të zëvendësojë Nico Gonzalez. Interesant është fakti se dy lojtarët e rinj që i bashkohen listës prej 26 futbollistësh ishin duke luajtur së bashku dje në rrugët e Buenos Aires. Por, surprizë e madhe! Brenda 24 orësh ata duhet t’i bashkohen Argjentinës në Kupën e Botës.
Poll