Bekim Balaj rikthehet në futbollin rus.
Sulmuesi shkodran ka firmsour me Nizhny Novgorod, që sezonin e ri do të luajë në Superligën ruse.
“Fillova të marrë shumë oferta nga klube të ndryshme, por zgjodha Nizhny Novgorod. Pse? Sepse unë e njoh Premier League ruse. Ky është një kampionat shumë i fortë, interesant dhe pa hezitim vendosa të firmos me ta” tha Balaj për faqen zyrtare të klubit.
Balaj do mbajë numrin 19-të te skuadra e re. Sulmuesi ka një karrierë të pasur pasi më parë luajti për Akhmat nga viti 2016 deri në 2019. Më parë, 30-vjeçari ka veshur fanellat e Tiranës, Spartës së Pragës, Genclerbirligi e Rijekës.
Së fundmi, Balaj ishte pjesë e Sturm Graz në Austri. Interes për shërbimet e tij kishte edhe nga Vllaznia në Kategorinë Superiore.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.