Sot në emisionin 'Procesin Sportiv' do të dalin fakte të reja rreth video skandalit që lidhte futbollistin e Partizanit, Emiljano Vila dhe një menaxher futbolli i njohur për lidhjet edhe me klubin verilindor të Kukesit.
Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare në Facebook të emisionit sportiv "Procesi Sportiv", ku shkruhet se sot për herë të parë do të shfaqen mesazhet e tentativës së manipulimit të ndeshjes Partizani-Kukesi (1-1) ku gjendet edhe emri i presidentit të Kukësit, Safet Gjici.
Por, ajo që bën përshtypje në këtë njoftim të "Procesit Sportiv" është edhe pyetja që faqja zyrtare e këtij emisioni në Facebook iu drejton lexuesve duke shkuar: " Mendoni se ka patur një kontakt direkt mes presidentit Gjici dhe futbollistëve të Partizanit?".
Kjo mbetet për t'u parë se çfarë do të paraqitet sot në "Procesin Sportiv".