Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

E ftoi FSHF-ja, në Maqedoninë e Veriut “shfryjnë” për Jasir Asanin: Nuk mjaftuan as 8 muaj për ta pasur në ekip

Shkruar nga NEWSPORT

Ftesa e kombëtares shqiptare për Jasir Asanin, është kryefjalë e medieve sportive në Maqedoninë e Veriut. Siç duket atje janë bërë xhelozë për këtë lëvizje të mëngjërashit.

Saktësisht “sport1.mk” shkruan se drejtuesit e Federatës së Futbollit të Maqedonisë nuk arritën të rregullonin letrat që lojtari të ishte pjesë e tyre. Edhe pse periudha në dispozicion ishte plot 8 muaj, nuk arritën t’i siguronin Asanit nënshtetësinë maqedonase.

“Në periudhën e kaluar pati shanse reale që futbollisti i Gëangzhit të rikthehej në fanellën verdhekuqe, për të cilën kishte një humor mes tij dhe ekipit drejtues që kujdeset për karrierën e tij.

Mirëpo, drejtuesit e FFM-së nuk arritën t'i rregullojnë dokumentet e tij as për tetë muaj, gjegjësisht t'ia kthejnë nënshtetësinë maqedonase, prandaj trajneri Blagoja Milevski humbi një shans të madh që të ketë një futbollist cilësor i cili është në formë e shkëlqyer në pozicionin e tij.

Nga ana tjetër, shqiptarët nuk qëndruan duarkryq, kështu që pas vetëm disa lojërave të tij të mira pasi u transferua në Lindjen e Largët, vendosën menjëherë ta thërrasin për të luajtur për skuadrën e tyre më të mirë, e cila do ta marrë përgjithmonë si përfaqësuese, në dëm të Maqedonisë”, shkruhej në median “sport1.mk”.

[caption id="attachment_684890" align="alignnone" width="1024"] Faksimile e lajmit[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga