Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"E doni me emër dhe mbiemër?", Gent MUÇA sytë nga Korça, trajneri i njohur pranë TIRANËS

Shkruar nga NEWSPORT
"E doni me emër dhe mbiemër?", Gent MUÇA sytë

Tirana arriti të fitonte 2-1 në derbi kundër Partizanit, mirëpo bardheblutë tashmë duhet të gjejnë zgjidhjen për trajnerin. Emanuel Egbo s'ka pranuar të jetë ai teknik i parë, kësisoj një nga emrat më të përfolur është Ilir Daja. Trajneri kryeqytetas është dëshirë e vjetër e 24-herë kampionëve të Shqipërisë.

Edhe pse është nën kontratë me Skënderbeut, situata te korçarët s'është aspak pozitive dhe në këtë mënyrë nuk do të jetë habi që në të janar ai të marrë drejtimin e Tiranës.

Si për të përforcuar zërat mendoi Gent Muça që në një prononcim pas ndeshjes u shpreh: "Si e doni trajnerin t'ua them, me emër dhe mbiemër? Di të them që është dikush që na njeh mjaft mirë", përfundoi ai duke lënë të nënkuptohet se 53-vjeçari është kandidat potencial për të drejtuar bardheblutë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga