Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E DHIMBSHME/ Vuan nga sëmundje E RËNDË, futbollisti i SKËNDERBEUT bën thirrje për ndihmë: Dua të luaj sërish

Shkruar nga NEWSPORT
E DHIMBSHME/ Vuan nga sëmundje E RËNDË, futbollisti i

Futbollisti i Skënderbeut U17 Dorian Tahirllari vuan nga tumori malinj (kancer) prej disa muajsh duke u detyruar të heqë përkohësisht dorë nga futbolli dhe të rehabilitohet. Djaloshi rrëfeu për "News 24" vuajtjet që ka kaluar dhe përpjekjet për t'u shëruar.

"Në shtator zbulova se njëri testikul ishte enjtur. Erdha në shtëpi, u tregova çfarë kisha. Pastaj shkova në spital (të Korçës) bashkë me familjen dhe më thanë që duhej të shkoja në Tiranë. Atje bëra operacion. Doktori këtu më tha që nuk ke nevojë për kimioterapi, edhe në stërvitje mund të shkosh. Fillova stërvitjen shpejt.

Më vonë më filloi një dhimbje mesi. Lashë stërvitjen dhe këta (mjekët) më thanë duhet operacion i dytë dhe shkova në Maqedoni.

Kam dy muaj, por do të doja të kthehesha që nesër, por të kalojmë këtë", rrëfeu 17-vjeçari Tahirllari.

Ndërkohë e ëma e tij tregoi se pavarësisht ndihmës së madhe që kanë dhënë të afërmit e familjes, kostoja e shpenzimeve për kurim në Maqedoni është e papërballueshme duke bërë apel për ndihmë.

Rasti i futbollistit të Skënderbeut tërhoqi vëmendjen e të gjithë opinionit publik duke u ndërgjegjësuar për sëmundjen e 17-vjeçarit.

Më poshtë mund të ndiqni kronikën e "News 24":

https://youtu.be/eQOTgfELr_c



Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga