Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E çuditshme/ Zvicra injoron shqiptarët pas skualifikimit

Shkruar nga NEWSPORT
E çuditshme/ Zvicra injoron shqiptarët pas skualifikimit

Lojtarët e Zvicrës, ndryshe nga përfaqësuesja Shqiptare, nuk do të priten me ceremoni. Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Alëx Miescher, ka njoftuar se ekipit helvetik nuk do t'i organizohet asnjë pritje në aeroportin e Zurichut.

"Në marrëveshje me menaxherin e aeroportit të Zurichut dhe Federatën, kemi rënë dakord që mos të organizohet asnjë pritje për lojtarët", ka deklaruar zëdhënësi zvicerian.

Zvicra u eleminua nga Euro 2016 pas humbjes me polakët, e cila triumfoi pas ekzekutimit të penalltive. Kombëtarja zviceriane do të rikthehet në atdhe ditën e sotme.

Shqipëria u çua në këmbë për ta mirëpritur Kombëtaren shqiptare pas rikthimit nga Kampionati evropian. Por, kjo nuk do të ndodh sot me Zvicrën, pjesë e të cilit ekip janë gjashtë lojtarë shqiptarë.

 

Tags:

EURO 2016

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga