
Të dielën përfaqësuesja e Islandës do të luajë ndaj Francës në çerekfinalen e katërt të këtij Europiani. Mijëra tifozë ndodhen në Francë, por pas fitores ndaj Anglisë, iu kanë bashkuar edhe disa mijëra të tjerë të cilët janë duke u bërë gati për të ‘pushtuar’ qytetin ku do të luhet ndeshja. Mirëpo, ata kanë hasën në një problem, pasi në gjithë Islandën, nuk kishte fanella të kombëtares së tyre. Ata u zhgënjyen kur pronari i një dyqani i ka lajmëruar se deri sonte vonë nuk arrin kamioni me fanella.
“Pa një fanellë nuk kam pse nisem për Paris”, thoshte Brynjar, një tifoz që kishte vendosur të udhëtonte në Francë.
"Kamioni ka pasur një problem dhe ka ngelur në Itali, ju premtoj se sonte do të arrijnë fanellat”, ju thoshte Olafsson, menaxher i një dyqani në Islandë.
[gallery columns="1" size="full" ids="11812"]