
Fatmir Hysenbelliu është një emër i njohur në Shqipëri jo vetëm prej pasurisë marramendëse që zotëron, por pasi ka luajtur per disa kohë me Tiranën dhe Partizanin. Djali i manjatit të medias, ka kontribuar për dy ekipet kryeqytetase, madje për të plotësuar "triadën" ka luajtur për pak kohë edhe me Dinamon.
Shumë vite më vonë duket se ai është kujtuar se paskërka disa rroga të pashlyera nga klubi i Tiranës. Edhe pse shifra në fjalë është shumë më e vogël krahasimisht me pasurinë marramendëse që zotëron, duket se është i bindur për të çuar deri në fund kauzën e një shifre prej 70 mijë eurosh, që korrespondojnë si paga ta padhëna nga bardheblutë.
Lajmi është bërë i ditur nga Alban Berisha, tifoz i njohur i Tiranës. Mbështetësi i 24-herë kampionëve të Shqipërisë ironizon faktin se si ai kërkon të miliona lekë për aq pak minuta që ka luajtur në fushë. Duke i kujtuar Hysenbelliut legjendat bardheblu, Berisha shkruan: "Me thone qe Tironen e ka hudhur ne gjygje nje miliarder per rrogen e disa viteve perparara! Me thone qe eshte ai miliarderi qe i kushton vila 20 mil euro! U interesova dhe mora vesh qe eshte Fatmir Hysenbelliu! 70 mij euro kerkon per aq minuta qe ka luajtur! Fatmiri eshte bizesmen dhe mund te kerkoje dhe shpirtin e te jatit te vet! Zoterinje Bardhe e Blu! Respekt per ish lojtaret e Tirones nder vite qe dhan jeten per fanellen tone te shtrenje dhe kurre nuk than nje llaf te keqe dhe jo ta hidhnin ne gjygje! Rrespekt qe nga Ali Mema, Ben Minga dhe lista pa fund qe kan dhene gjakun dhe djersen per kete fanell!"