Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E BUJSHME/ TIRANA "tronditet", SKËNDERBEU gjen LIDERIN e munguar

Shkruar nga NEWSPORT

Sulmuesi i Skënderbeut Dejvi Bregu iu bashkua ekipit bardhekuq për herë të parë që pas dëmtimit në miqësoren ndaj Tiranës në 9 janar (2-1 për Skënderbeun), ku theu krahun.

Lajmin e ka dhënë klubi korçar në faqen e tij zyrtare në "Instagram".

"Dejvi Bregu është kthyer!"

Nuk dihet nëse lojtari do të grumbullohet për supersfidën ndaj Tiranës këtë të premte, por mungesa e gjatë e tij ka ndikuar shumë në rënien e rezultateve të kampionëve të Shqipërisë, teksa në 4 takimet e para të këtij sezoni janë mposhtur 3 herë dhe kanë fituar vetëm një sfidë.

Të shohim nëse tekniku Orges Shehi do të inkuadrojë në fushë titullarin e tij ndaj Tiranës.

Për shkak të ecurisë negative, dëmtimeve të shumta në 3 muajt e fundit, Skënderbeu jo vetëm që thuajse ka dalë jashtë luftës për titullin kampio (13 pikë larg Partizanit), por renditen në vendin e pestë në kampionat, pozicionin që i lë jashtë pjesëmarrjes në kompeticionet europiane.


Postimi i Skënderbeut për Dejvi Bregun
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga