
Sulmuesi me kombësi italiane, Mario Baloteli, pritet që të lërë Liverpool-in për një tjetër ekip. Ai mësohet se do të transferohet në Serie A, ku nismëtar i kësaj lëvizjeje do të jetë drejtori sportiv i Lazio-s, Igli Tare.
"Tuttosport" shkruan se Lazio dhe Bologna janë pranë transferimit të tij, ndërsa Tares i duhet në skuadër për të zëvendësuar Miroslav Klosen. Por, fjalët e fundit bëjnë me dije se shqiptari e ka bindur sulmuesin që të transferohet në "Olimpico".
Poll