Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E bujshme/ Shkëlqejnë me Partizanin dhe Kukësin, dy lojtarët e Superiores në Kombëtare

Shkruar nga NEWSPORT
E bujshme/ Shkëlqejnë me Partizanin dhe Kukësin, dy lojtarët

Lorenc Trashi dhe Enea Koliçi janë dy lojtarët që përfliten së fundmi për t'iu bashkuar Kombëtares. Mesfushori i Partizanit ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer, ku viti pas viti loja e tij ka ardhur në ngritje. Vetë 24 vjeçari gramshiot ka deklaruar kohë më parë që ëndrra e tij është të veshë fanelën kuqezi. Ende nuk ka një ftesë zyrtare nga trajneri De Biazi, por me shumë gjasa mëngjërashi është në planet e trajnerit italian për sfidën me "Axurrët". Në formacionin e  të kuqve, ai është titullar i padiskutueshëm teksa luan aty ku i duhet trajnerit Starova, si në mbrojtje, por edhe në mesfushë.

E njëjtë qëndron situata edhe për portierin e Kukësit, Enea Koliçin. Ky i fundit ka bërë mjaft mirë në këtë sezon duke qenë heroi i portës verilindore në shumë raste. Kampionët e dimrit kanë lobuar fort për 31-vjeçarin dhe ky ndoshta është viti i duhur që ai t'i bashkohet Kombëtares. De Biazi ka në dispozicion për këtë sfidë vetëm Hoxhën dhe Strakoshën duke qenë se Berisha është i skualifikuar pas kartonit të kuq që mori ndaj Izraelit. Kështu, me shumë gjasa "gardiani" i Kukësit do të plotësojë treshen e portës kuqezi për sfidën ndaj Italisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga