
Procesi i licensimit është një çështje shumë e nxehtë në Kosovë me Federatën e Futbollit të Kosovës që ende nuk është pajisur me licencën si federatë sportive. Mospajisja me licencë bën që klubet kosovare të mos lejohen të garojnë në garat europiane ndaj kjo ka shqetësuar jo pak ata.
Për të bërë presion për shmangien e kësaj, klubet e Superligës kanë kërcënuar me bojkot nga gara duke vënë datën 3 mars si afatin e fundit për licencim. Këtë e zbuloi trajneri i Llapit, Tahir Batatina për Kanal10.
Kujtojmë se këtë sezon, Ballkani shkroi historinë duke u kualifikuar në grupet e Conference League, hera e parë për një klub kosovar.
Poll