
Es Sahhal është sulmuesi i afruar së fundmi te Shkëndija e Tetovës. 19-vjeçari është prezantuar sot në klubin shqiptar të Maqedonisë së Veriut duke u bërë përforcimi i radhës për organikën e trajnerit Ernest Gjoka.
Përmes një video fantastike, kuqezinjtë shfaqin talentin francez në fillim duke ndjekur ndeshjet e tyre e më tej me fanelën e Shkëndijës. Në njoftimin për mediet bëhet me dije: "Zyrtare: Shkëndija firmos me francezin Es Sahhal".
Kujtojmë që 19-vjeçari vjen nga kampionati francez, teksa është aktivizuar me të rinjtë e skuadrës së Guingamp.
Poll