
Dritan Dervishi është drejtori i ri sportiv i Partizanit. Një emër i njohur për kampionatin shqiptar, i cili ka provuar ta mbajë edhe më parë këtë post tek të kuqtë. Para disa sezonesh, në bashkëpunim me drejtuesit dhe Sulejman Starovën, Dervishi arriti të krijonte një grup simpatik, por pa mundur të fitojë titullin kampion.
Sot, ai është rikthyer sërish në Shqipëri dhe është prezantuar para ekipit si drejtori i ri sportiv. Pritet me interes të mësohen tashmë se cilët do të jenë afrimet te Partizani, pasi njohja e tij jashtë kufijve është e madhe. Me interes pritet dhe reagimi i tifozëve, që duhet thënë se kanë pasur një përplasje me drejtuesit për shkak të mungesës së rezultateve.
Poll