
Victor Da Silva vazhdon të jetë i pezulluar për shkak të mosmarrëveshjeve që pati ditët e fundit me Zoran Zekic. Braziliani dukek larg të kuqve, por është lkontrata ajo aqë mban të lidhur palët.
Gjithësesi drejtuesit kampionë kanë menduar një tjetër mënyrë për të hequr “qafe” Da Silvën dhe për të përfituar sërish. Kryeqytetasit duke marrë shkak se Da Silva pëlqehet nga Egnatian kanë menduar t’i ofrojnë brazilianin në shkëmbim të Raphael Dëamenas.
Madje të kuqtë janë të gatshëm edhe për të paguar para plus Da Silvës për të siguruar shërbimet e sulmuesit të rrogozhinasve, i cili padiksutim është ylli i Superiores.
Por pavarësisht dëshirës së drejtuesve kryeqytetas në Rrogozhinë vështirë të pranojnë diçka të tillë, pasi Agim Demrozi ka theksuar vazhdimisht se Dëamena nuk do të largohet nga Egnatia, pasi këtë sezon do të tentojnë dhe titullin. Vetëm një ofertë e “çmendur” mund t’u ndryshojë mendijen rrogozzhinasve. Gjithësesi mbetet të presim ditët e ardhshme se çfarë do të ndodhë, por nëse Dëamena vishet i kuq, atëherë Partizani do të bëhet shumë i frikshëm.