Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E BUJSHME/ Partizani ka gati "asin nën mëngë", klubi i kuq pranë goditjes së radhës në merkato

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Partizani ka gati "asin nën mëngë", klubi i

Nëse mendoni se klubi i Partizanit ka mbyllur këtë merkato dimri, e keni gabim. Periudha e hyrje-daljeve ka përfunduar në elitë, megjithatë lojtarët mund të merren për llogari të skuadrave të dyta dhe më pas kanë mundësi të aktivizohen me ekipin e parë.

Burime për newsport.al bëjnë me dije që 15-herë kampionët e Shqipërisë po studiojnë tregun e huaj dhe gjasat janë që në skuadër të mbërrijë një sulmues.

Emri i tij nuk bëhet me dije, por të njëjtat burime theksojnë se lista e gjatë e sulmuesve është zvogëluar dhe 3 janë kandidatët që mund të veshin fanelën e kuqe. Zhvillime të reja priten në vazhdim për sa i përket fazës ofensive të skuadrës së Partizanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga