Partizani kërkon një mbrojtës të djathtë për të forcuar prapavijën. Drejtuesit e klubit i kanë hedhur sytë nga kampionati hollandez dhe dëshirojnë ish-mbrojtësin e Ajaksit Ruben Ligeon. 26-vjeçar ka nisur bisedimet me drejtuesit e Partizanit dhe shumë shpejt pritet të arrihet marrëveshja midis tyre. Mbrojtësi ka luajtur 12 ndeshje me fanellën e Ajaksit në sezonet 2010-2015 ndërsa është aktivizuar më së shumti me ekipin e dytë.
Gjithashtu Ruben Ligeon ka luajtur dhe me skuadrat të tjera si Nak Breda, Vilem II, Utretin dhe gjithashtu në Kombëtaren U-21 të Hollandës. Ndërsa këtë sezon është aktivizuar te skuadra e Zvolles ku ka arritur të luajë në katër ndeshje në pjesën e parë të sezonit dhe për këtë arsye lojtari dëshiron të largohet për të gjetur një skuadër që mund të aktivizohet rregullisht.