Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E BUJSHME/ Partizani "dëbon" tri prurjet e janarit

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Partizani "dëbon" tri prurjet e janarit

Partizani ishte një nga skuadrat më aktive në merkaton e janarit, teksa ofroi në skuadër plot 6 futbollist të rinj.

Megjithatë vetëm gjysma e tyre, pra 3 kanë debutuar me fanellën e kuqe, ndërkohë që të tjerët as nuk janë përfshirë në grumbullimet e Skënder Gegës.

Bëhet fjalë për mesfushorët Alesion Hyseni, Kevin Mombilo dhe Tijan Jaiteh, të cilët i kanë parë kryesuesit e Kategorisë Superiore vetëm nga tribunat. Por, drejtuesit e kuq kanë një zgjidhje për ta, dhe besohet se të 3 futbollistët do të jenë pjesë e Partizanit B që këtë fundjavë.

Forma e dobët dhe mungesa e hapësirave e kanë shtyrë treshen që të gjejnë një zgjidhje për t'i bërë përshtypje "mister" Gega. Ndërkohë, nga prurjet e janarit, fanellën e Partizanit e kanë veshur Dilaver Duka, Hektor Idrizi dhe Lum Rexhepi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga