
Orges Shehi do të lërë në fund të këtij sezoni futbollin. "Gardiani" 39-vjeçar do të varë këpucët në gozhdë pas një karrierë të gjatë në futbollin shqiptar. Cilësitë e tij janë të padiskutueshme dhe për 23 vite në Shqipëri ai ka shkëlqyer kudo që ka luajtur. Prej shtatë sezonesh, Shehi mbron portën korçare, me të cilën ka arritur të fitojë 6 tituj.
Megjithatë karrierës së tij tashmë i ka ardhur fundi dhe "gardiani" i njohur do të tërhiqet në fund të sezonit. Por, lidhja e tij me futbollin do të vijojë pasi mësohet se në klubin korçar ai po projektohet si drejtor. Një ofertë e tillë i është ofruar 39-vjeçarit ndërsa në fund të këtij edicioni do të mund të mësojmë nëse ai do ta pranojë ose jo.
Poll