Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E BUJSHME/ Napoli ‘shqiptarizon’ dyshen e mbrojtjes, nisin bisedimet me lojtarin e Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT

Ardian Ismajli është drejt transferimit te Napoli. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është kthyer në një objektiv serioz i kampionëve në fuqi të Italisë, të cilët e duan në ekip për të ‘shqiptarizuar’ dyshen e mbrojtjes me Amir Rrahmanin.

Sipas “Corriere dello Sport”, agjenti i Ismajlit, Serxho Mezi disa ditë më parë ka udhëtuar drejt Napolit, ku ka qenë në zyrat e klubit. Tema kryesore e takimit të agjentit të Ismajlit dhe drejtuesve napolitanë ka qenë pikërisht mundësia e transferimit të 27-vjeçarit.

Një arsye që mund ta shtyjë mbrojtësin e Kombëtares sonë drejt Napolit është drejtori sportiv i këtyre të fundit, Meluso. Meluso ka punuar edhe më herët me Ismajlin në kohën kur ishte pjesë e Empolit.

Për këta të fundit, Ismajli ka tre vite që është një pikë kyçe në repartin difensiv, teksa tashmë është gati për të hedhur hapin e madh në karrierë.

[caption id="attachment_730727" align="alignnone" width="754"]Ardian Ismajli me fanellën e Empolit Ardian Ismajli me fanellën e Empolit[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga