Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E bujshme/ Lojtarët e Tiranës humbën 50 milionë në vetëm 8 minuta

Shkruar nga NEWSPORT
E bujshme/ Lojtarët e Tiranës humbën 50 milionë në

Kur dukej se derbi do të përfundonte në barazim, Tirana u ndëshkua nga një gol i Xhevair Sukaj në minutën e 86’. Humbja i ka hequr nga xhepat futbollistëve bardheblu jo pak por 50 milionë lekë (të vjetra). Kaq mësohet të ketë qenë shpërblimi i akorduar nga presidenti Refik Halili për skuadrën e tij.

Ky shpërblim u akordua për fitore ndaj të kuqve ndërkohë që te Tirana mësohet të kenë qenë të gatshëm të paguajnë po kaq para edhe për barazimin, rezultat që do t’i prishte punë Partizanit në garën për titull.

Goli i shënuar nga Sukaj erdhi gati 4 minuta para fundit të kohës së rregullt dhe duke shtuar këtu edhe shtesën, në total Tiranës do t’i duhej të rezistonte 8 minuta në total.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga