
Partizani nuk e ka sulmin të plotë,pasi kjo vërehet edhe te vështirësia e gjetjes së golit, apo më mirë të themi që në këto javë të para nuk ka rënë një në sy një lojtar që mund të synojë "Këpucën e Artë" në fund në sezonit, por mbi të gjitha, për t'i ardhur në ndihmë skuadrës dhe për t'i dhuruar fitoret.
Megjithatë të kuqtë janë nën vëzhgim, duke përfituar edhe nga një ndalesë e kampionatit për shkak të kombëtareve. Mësohet se drejtuesit e skuadrës po mendojnë për sulmuesin Habib Habibou, i cili ka dalë nga akademia e PSG-së, ndërsa tashmë është pa skuadër. Habibou është franko-afrikan dhe është 31 vjeç, ndërsa 1,92 metra i gjatë.
Për momentin lojtari është i lirë, pra nuk ka një skuadër që mund të luajë. Në sezonin e fundit ka luajtur në Katar. Mbetet për t'u parë nëse Partizani deri në merkaton e janarit do të arrijë të marr një vendim përsa i përket kësaj lëvizjeje, apo trajneri Skënder Gega do të vazhdojë t'i besojë grupit që ka aktualisht në dispozicion.